PYETJE TË SHPESHTA PËR FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS
1. Cilat kategori të produkteve mund t`i gjej në Shneta.com?
Shneta.com, përmbanë disa kategori, nënkategori dhe brende të produkteve farmaceutike.
Kategoritë:
- Vitamina,
- Suplemente,
- Kozmetikë,
- Kujdes për fëmijë,
- Tjetër
Nënkategoritë:
- Vitamina A, B, C, D, B12…
- Serume
- Imuno forte
- Anti Age
- Day Care
- Night Cream
- Shampoo
Brendet:
- Natural Wealth
- Uriage
- JGL
- Hartmann
2. Si mund të regjistrohem në platformën shneta.com?
Për t`u regjistruar në platformën shneta.com ju duhet të zgjedhni opsionin “REGJISTROHU” dhe të mbushni të gjitha hapësirat me informatat e kërkuara.
Të prisni në email për konfirmimin e llogarisë.
Me rastin e pranimit të emailit për konfirmim të llogarisë, ju duhet të klikoni në linkun përkatës dhe kështu do të jeni të gatshëm të shfrytëzoni llogarinë tuaj për blerje.
Aktivizimi i profilit mund të zgjasë deri në 24 orë.
3. Si procesohet blerja?
Duke përzgjedhur produktin në bazë të kategorisë përkatëse apo brendit, do t`iu hapet dritarja me të gjitha karakteristikat e produktit, përfshirë këtu edhe formën e pagesës.
Për të blerë një produkt, ju duhet të regjistroheni si blerës në platformë dhe tek dritarja e hapur me karakteristikat e produktit, ju do të klikoni “add to cart”, e cila pastaj do t`iu hap dritaren për blerje.
4. Si mund t`i gjej produktet dhe brendet e dëshiruara?
Kërkimi në Shneta.com, mund të realizohet në disa mënyra.
Ju mund të kërkoni në bazë të emrit të produktit, në bazë të emrit të brendit apo në bazë të tag-s me të cilët është regjistruar produkti.
5. Kur dhe si do t`a pranoj porosinë e bërë në platformë?
Me rastin e regjistrimit, si blerës, në platformë, ju do të plotësoni të dhënat tuaja personale, përfshirë adresën dhe numrin kontaktues.
Pas cdo blerjeje të realizuar, ju do të njoftoheni për realizimin e transaksionit dhe brenda 48 orëve, ekipi i Shneta.com, do të sjellë dërgesën, në adresën të cilën ju e keni dhënë.
Për cdo ndryshim adrese, duhet të kontaktohet ekipi i Shneta.com.
6. A mund të diskutojmë cmimin e ofruar të produktit?
Jo. Cmimi i ofruar në platformë, për secilin produkt, është përfundimtar dhe nuk mund të diskutohet për të.
7. Si bëhet pagesa e produktit?
Pagesa e produktit funksionon me sistemin online të pagesave, e-commerce. Pagesat nën vlerën 20 eur, mund të bëhen edhe me para cash. Në hapësirat përkatëse ju do t`i jepni të dhënat tuaja të cilat do të mbahen konfidenciale dhe do të mbrohen në bazë të ligjeve përkatëse.
Ju do të njoftoheni me rastin e realizimit të pagesës me sukses.
8. A mund t`i ndryshoj të dhënat personale me të cilat jam regjistruar në fillim?
Duke klikuar në profilin tuaj të krijuar, në pjesën lart-djathtas të platformës, do të gjeni mundësinë e ndryshimit të adresës së postës, e-mail adresës, numrit të telefonit dhe detajeve të tjera me rëndësi.
9. Si mund t`a ndryshoj fjalëkalimin e llogarisë se krijuar në Shneta.com?
Duke klikuar në dritaren për LOG IN në llogarinë e krijuar, tek hapësira e dedikuar për fjalëkalim, zgjedhni opsionin “kam harruar fjalëkalimin”. Më pastaj, i ndiqni procedurat e parapara.