SEKUSEPT AKTIV 6KG
SEKUSEPT AKTIV 6KG
Pastrim aktiv dhe dezinfektim me spektër të gjerë, përfshirë sporicidal, i përshtatshëm për të gjitha paisjet medicinale përfshirë endoskopët fleksibël
Rreth produktit
Sekusept Aktiv -pa aldehide, i formuluar për pastrim dhe dezinfektim me nivel të lartë të të gjitha pajisjeve dhe instrumenteve mjekësore, përfshirë endoskopët fleksibël. Efikasitet të gjerë mikrobiologjik: veprim baktericid, fungicid, mycobaktericidal, tuberkulocid, sporicid (përfshirë Clostridium difficile dhe Bacillus subtilis), si dhe virucid i plotë, në përputhje me rekomandimin RKI 01/2004. Produkti është kompatibël me materiale të ndjeshme si silikoni, polikarbonati, polisulfoni dhe akriliku dhe është i listuar në institucionet VAH (Verbund für Angewandte Hygiene) dhe RKI (Robert Koch Institut) të specializuara për vlerësimin dhe certifikimin e dezinfektantëve.
PËRBËRËSIT
formulimi inovativ i granulatit plotësisht të tretshëm ofron një sistem veprimi jashtëzakonisht efektiv, bazuar në oksigjenin aktiv dhe acidin peracetik. Kjo çon në një efektivitet unik të kombinuar dhe kohë shumë të shkurtër kontakti për arritjen e efektit.
PËRDORIMI
Përdorni gotën matëse për përgatitjen e solucionit. Për përgaditje të Solucionit 2% hidhni 20 gram në një litër ujë, kurse per Solucion 1% hidhni 10 gram në një litër ujë. Shpërndani sasinë e pluhurit në ujë dhe pas përzierjes së mirë për 15 minuta Sekusept aktiv është gati për përdorim. Vendosni instrumentet dhe pajisjet medicinale në solucion. Sigurohuni që instrumentet të jenë tërësisht të zhytura. Pas kohës së caktuar të zhytjes, hiqni instrumentet nga solucion dhe shpëlajini me ujë. Solucioni duhet të përgaditet çdo ditë pune. Për përgatitjen e tretësirës dezinfektuese në përqendrime dhe sasi të ndryshme, ju lutemi referojuni tabelës. Zgjidhni përqendrimin sipas qëllimit të përdorimit dhe përgatiteni sasinë e nevojshme në përputhje me udhëzimet.
Couldn't load pickup availability
