Pyetje të shpeshta për funksionimin e platformës
Cilat kategori të produkteve mund t`i gjej në Shneta.com?
Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, përfshirë vitamina dhe suplemente, pajisje medicinale, kozmetikë, produkte për higjienë dentare, kujdes për fëmijë, dhe shumë kategori të tjera për nevoja të ndryshme të familjes.
Për t’i eksploruar produktet, mund të klikoni te pjesa e kategorive ose te “Blej online”, ku do të gjeni edhe brendet specifike që ne ofrojmë.
Si mund të bëj një porosi në Shneta.com?
Për të bërë një porosi, zgjidhni produktin që dëshironi, klikoni “Shto në shportë”, zgjidhni sasinë dhe ndiqni hapat për të përfunduar pagesën dhe dërgimin.
Cilat mënyra pagese pranohen në Shneta.com?
Pagesa mund të kryhet përmes bankës ose në cash, në momentin e pranimit të porosisë.
Si mund t’ju kontaktoj për ndihmë?
Ju mund të na shkruani në email, të përdorni informacionin e kontaktit të dhënë në fund të faqes, ose të na shkruani drejtpërdrejt në chat live, duke klikuar ikonën në pjesën e poshtme të faqes, për çdo pyetje rreth porosive, produkteve ose shërbimit të klientit.
Si mund të regjistrohem në platformën Shneta.com?
Për t’u regjistruar në Shneta.com, klikoni ikonën e personit në pjesën e sipërme të faqes dhe zgjidhni opsionin “Krijo llogari”.
Më pas, plotësoni të dhënat e kërkuara si emri, mbiemri, adresa e emailit dhe informacionet e tjera të nevojshme, dhe vazhdoni për të përfunduar regjistrimin.
Si mund t’i gjej produktet dhe brendet e dëshiruara?
Kërkimi në platformën Shneta.com mund të realizohet në disa mënyra:
- Duke kërkuar sipas emrit të produktit
- Duke kërkuar sipas emrit të brendit
- Duke klikuar në opsionin “Bli online”, ku mund të shihni të gjithë produktet e disponueshme
A mund të diskutohet çmimi i ofruar i produktit?
Jo. Çmimi i paraqitur në platformë për secilin produkt është përfundimtar dhe
nuk mund të diskutohet për të.
A mund të porosis pa u regjistruar në platformë?
Po. Ju mund të realizoni porosi edhe pa u regjistruar në platformë.
Mjafton të shtoni produktet e dëshiruara në shportë, të vazhdoni me procesin e përfundimit të blerjes dhe të plotësoni të dhënat e kërkuara. Pas kësaj, porosia juaj do të realizohet me sukses.
Si mund ta ndryshoj ose përditësoj profilin tim?
Pasi të kyçeni në llogarinë tuaj, mund të përditësoni të dhënat personale duke hyrë në seksionin Profili im.