INCIDIN OXYFOAM S
INCIDIN OXYFOAM S
Shkumë për pastrim dhe dezinfektim me veprim sporicid, gati për përdorim
Rreth produktit
Incidin OxyFoam S ofrojnë një zgjidhje efikase dhe të lehtë për pastrim dhe dezinfektim. Me një spektër të gjerë veprimi, kohë të shkurtër aplikimi dhe përputhshmëri me materialet, ato janë zgjedhja ideale për institucionet shëndetësore dhe zonat me rrezik të lartë. Të përshtatshme për shumë lloje sipërfaqesh në kujdesin shëndetësor, ofrojnë kontroll efektiv të infeksioneve
PËRBËRËSIT:
Formulimi i avancuar i Incidin™ OxyFoam S dhe Incidin™ Oxywipe S ofron përfitimet e Peroksidit të hidrogjenit të patentuar.
KOHA E KONTAKTIT:
veprim me spektër të gjerë arrihet që nga 30 sekonda pas aplikimit, në varësi të llojit të mikroorganizmit dhe shkallës së ndotjes. Për rezultate optimale, referojuni tabelës së efikasitetit antimikrobial të produktit për të përcaktuar kohën e kontaktit të nevojshme, në përputhje me llojin e mikroorganizmit dhe nivelin e ndotjes së sipërfaqes.
VEPRIMI ANTIMIKROBIAL:
Incidin™ OxyFoam S dhe Incidin Oxywipes S ofrojnë një spektër të gjerë veprimi antimikrobial (baktericid, fungicid, tuberkulocid, mykobaktericid, virucid, efikasitet të provuar kundër Rotavirusit...). Incidin Oxyfoam S ka dhe veprim sporicidal. Referojuni tabelës antimikrobiale të produktit.
Përshtatshmëria me materiale: Incidin Oxyfoam S prdoret dhe n sipërfaqe të ndjeshme ndaj alkoolit si pleksiglasi (plexiglass). Kjo e bën të përshtatshëm për përdorim në një gamë të gjerë ambientesh dhe pajisjesh mjekësore.
PËRDORIMI
Udhëzime për përdorim të produktit:INCIDIN OXYFOAM S-SHKUMË PËR PASTRIM DHE DEZINFEKTIM, GATI PËR PËRDORIM
- Spërkat mbi sipërfaqe nga një distancë prej rreth 30 cm, duke u siguruar që ta lagni plotësisht,duke fshirë sipërfaqen me një pecetë të pastër. Më pas lëreni të thahet.
- Ose, spërkateni produktin mbi një pecetë të pastër dhe më pas aplikojeni në sipërfaqe, duke e lënë të thahet.
INCIDIN OXYWIPE S – PECETA TË LAGURA PËR PASTRIM DHE DEZINFEKTIM , GATI PËR PËRDORIM :
Lagni/ fshini mirë sipërfaqen me pecetat e lagura duke siguruar që e gjithë zona të mbulohet plotësisht. Më pas, lëreni të thahet vetë , nuk ka nevojë për shpëlarje."
Couldn't load pickup availability
