INCIDIN OXYFOAM NG
INCIDIN OXYFOAM NG
Shkumë për pastrim dhe dezinfektim, gati për përdorim
Rreth produktit
Incidin OxyFoam NG ofrojnë një zgjidhje efikase dhe të lehtë për pastrim dhe dezinfektim, të përshtatshme për shumë lloje sipërfaqesh në kujdesin shëndetësor duke ofruar kontroll efektiv të infeksioneve. Me një spektër të gjerë veprimi, kohë të shkurtër aplikimi dhe përputhshmëri të shkëlqyer me materialet janë zgjedhja ideale për institucionet shëndetësore përfshirë zonat me rrezik të lartë.
PËRBËRËSIT:
Formulimi i avancuar i Incidin™ OxyFoam NG dhe Incidin™ Oxywipe NG ofron përfitimet e Peroksidit të hidrogjenit të patentuar të kombinuara me efektin sinergjik të Fenoksietanolit. Këto formulime efikase janë pa aromë dhe pa ngjyrues, duke përdorur përbërës të biodegradueshëm dhe një trajtim të sigurt dhe miqësor ndaj mjedisit.
KOHA E KONTAKTIT:
veprim me spektër të gjerë që fillon/vepron që nga 30 sekonda pas aplikimit, në varësi të llojit të mikroorganizmit dhe shkallës së ndotjes. Për rezultate optimale, referojuni tabelës së efikasitetit antimikrobial të produktit për të përcaktuar kohën e kontaktit të nevojshme në përputhje me llojin e mikroorganizmit dhe nivelin e ndotjes së sipërfaqes
VEPRIMI ANTIMIKROBIAL:
Incidin™ OxyFoam NG dhe Incidin Oxywipes NG ofrojnë një spektër të gjerë veprimi antimikrobial (baktericid, fungicid, tuberkulocid, mykobaktericid, virucid, efikasitet të provuar kundër Rotavirusit...). Referojuni tabelës antimikrobiale të produktit.
Përshtatshmëria me materiale: Incidin Oxyfoam NG ka kompatibilitet të gjerë me materiale, përfshirë edhe sipërfaqe të ndjeshme ndaj alkoolit si pleksiglasi (plexiglass). Kjo e bën të përshtatshëm/ preferueshëm për përdorim në një gamë të gjerë ambientesh dhe pajisjesh mjekësore.
PËRDORIMI
Udhëzime për përdorim të produktit: INCIDIN OXYFOAM NG -SHKUMË PËR PASTRIM DHE DEZINFEKTIM, GATI PËR PËRDORIM
- Lagni mirë sipërfaqen, duke siguruar që e gjithë zona të mbulohet plotësisht me shkumë/solucion
- Lëreni produktin të qëndrojë për kohën e rekomanduar të kontaktit, në mënyrë që të veprojë siç duhet
- Lëreni të thahet vetë , nuk ka nevojë për shpëlarje
- Si alternativë, mund ta spërkatni produktin në një leckë të pastër, të fshini sipërfaqen dhe ta lini të thahet.
INCIDIN OXYWIPE NG – PECETA TË LAGURA PËR PASTRIM DHE DEZINFEKTIM, GATI PËR PËRDORIM :
Lagni/ fshini mirë sipërfaqen me pecetat e lagura duke siguruar që e gjithë zona të mbulohet plotësisht. Më pas, lëreni të thahet vetë , nuk ka nevojë për shpëlarje."
Couldn't load pickup availability
