INCIDIN ALCOHOL WIPE
INCIDIN ALCOHOL WIPE
Peceta për dezinfektim të gatshme për përdorim, me alkohol
Rreth produktit
Incidin Alcohol Wipe -peceta të gatshme për dezinfektim efikas të pajisjeve mjekësore dhe sipërfaqeve të përgjithshme. Mungesa e mbetjeve aktive pas përdorimit kombinuar me spektër të gjerë efikasiteti dhe kohë të shkurtër veprimi e bëne Incidin™ Alcohol Alcohol Wipe ideal për përdorim në ambientet shëndetësore, duke siguruar rezultate efektive dezinfektimi dhe nivelin e përputhshmërisë që kërkohet për të kufizuar përhapjen e patogjenëve në mjediset shëndetësore. Përputhshmëri e shkëlqyer me materialet në sipërfaqet rezistente ndaj alkoolit në të gjitha fushat e kujdesit shëndetësor.
PËRBËRËSIT:
2-propanol, 1-propanol...
KOHA E KONTAKTIT:
veprim me spektër të gjerë me kohë kontakti brenda 30 sekondash. Për rezultate optimale, referojuni tabelës së efikasitetit antimikrobial të produktit për të përcaktuar kohën e kontaktit të nevojshme, në përputhje me llojin e mikroorganizmit dhe nivelin e ndotjes së sipërfaqes. Spektër i gjerë efikasiteti, duke përfshirë efikasitetin ndaj norovirusit në kohë të shkurtra kontakti.
VEPRIMI ANTIMIKROBIAL:
Veprim me spektër të gjerë antimikrobial (baktericid, majacid, virucid, efektiv kundër rotavirusit, tuberkulocid, norovirus, etj.).Referojuni tabelës antimikrobiale të produktit.
PËRDORIMI
Udhëzime për përdorim të produktit:
Aplikoni në të gjithë sipërfaqen që do të trajtohet, duke përdorur aq peceta sa të jetë e nevojshme. Fshijeni objektin/sipërfaqen që do të trajtohet, duke e lagur plotësisht. Prisni kohën e veprimit të specifikuar.Mbylleni mirë paketimin pas çdo hapjeje. Mos e ripërdorni pecetën. Respektoni kohën e rekomanduar të kontaktit për të siguruar veprimin e kërkuar antimikrobial. Përdorimi i pecetave nuk zëvendëson pastrimin e rregullt të sipërfaqeve."Couldn't load pickup availability
