Geratherm Pulse Oximeter
Geratherm Pulse Oximeter
Matje e saktë e rrahjeve të zemrës dhe oksigjenit në gjak, brenda 8 sekondash
Rreth produktit
Geratherm® oxy one është një pajisje pulso-oksimetër për gisht, e dizajnuar për matje të shpejta dhe të sakta të përqindjes së oksigjenit në gjak (SpO₂) dhe rrahjeve të zemrës, brenda vetëm 8 sekondash, me një shtypje të vetme butoni . Falë teknologjisë së avancuar të sensorëve dhe një algoritmi inteligjent, jep rezultate të besueshme, pa dhimbje dhe pa nevojë për marrje të gjakut
Perdorimi
Përdorimi i oksimetrit është shumë i thjeshtë. Fillimisht duart dhe gishti duhet të jenë të pastra dhe të ngrohta, pasi qarkullimi i mirë i gjakut ndihmon në saktësinë e matjes. Hiqen çdo thua artificial apo llak që mund të pengojë dritën e sensorit. Më pas, hapet pajisja dhe gishti vendoset brenda saj me thonjin për lart. Pas shtypjes së butonit të ndezjes, pas disa sekondash në ekran shfaqen vlerat e saturimit të oksigjenit dhe të pulsit. Për rezultate të sakta, gishti duhet të mbahet i palëvizshëm gjatë matjes. Në mënyrë normale, saturimi i oksigjenit për një person të shëndetshëm është midis 96 dhe 98 për qind, ndërsa vlerat nën 95 për qind mund të tregojnë mungesë oksigjeni në gjak dhe kërkojnë këshillë mjekësore.
Couldn't load pickup availability
