DENTASEPT ASPIRATION AF +
DENTASEPT ASPIRATION AF +
Pastrim, dezinfektim dhe deodorizim për të gjitha llojet e sistemeve të aspirimit, me një hap të vetëm. ekonomikisht i favorshëm: 5 litra japin 250 litra solucion punues për përdorim
Rreth produktit
Dentasept Aspiration AF+ Koncentrat me tre veprime pastrim, dezinfektim dhe deodorizim. Formulë specifike për pastrimin dhe dezinfektimin e sistemeve të aspirimit dentar, separatoreve të amalgamit dhe kavitetëve të pështymës (spittoons), duke siguruar një siguri të lartë higjenike në praktikën dentare. Formula jo-shkumëzuese e lejon rrjedhën të lirë brenda tubave të aspirimit, minimizon bllokimet dhe përmban dhe agjentë kundër kalçifikimit. Ideal për përdorim të përditshëm në klinikat dentare, për të ruajtur funksionimin dhe higjenën e pajisjeve pa shkaktuar dëmtime në komponentët e brendshëm.
PËRBËRËSIT
N‑(3‑aminopropyl)‑N‑dodecylpropane‑1,3‑diamine, surfaktantë etj.
Produkt ekonomik
Me një hollim 2%, një shishe prej 5 litrash mund të përgatisë deri në 250 litra Solucion të gatshem për përdorim.
Spektri mikrobiologjik
Dentasept Aspiration AF+ ka efektivitet të provuar baktericid (EN 13727 / EN 14561), fungicid (yeasticid) (EN 13624 / EN 14562), Tuberkulocid ( EN 14348 / EN 14563), virucidal EN 14476/EN 17111
PËRGATITJA DHE PËRDORIMI
Për përgatitjen e Solucionit punues 2% ( tretësirës holluese ) shtoni 20 ml solucion Dentasept Aspiration AF + në ujë ( 40 ml për 2 litra ujë). Përdorimi bëhet përmes sistemit Dentasept® ASP, fillimisht bëhet miksim i lehtë pasuar nga aspirimi i Soluciont punues 2% përmes sistemeve të aspirimit , ku duhet të qëndrojë të paktën 15 minuta. Mund ta lini edhe gjatë natës kur ka nevojë të shtuar për dezinfektim të mëtejshëm. Pas përdorimit, sistemi duhet të shpëlahet me ujë të pastër (të paktën 1 litër) për të larguar çdo mbetje produkti. Solucioni punues (tretësira e holluar) duhet të ndërrohet të paktën një herë në ditë. Ekspozimi në temperatura të larta mbi 35°C mund të shkaktojë ndryshim të ngjyrës, pa ndikuar në efektivitetin antimikrobik.
Couldn't load pickup availability
