Sepse fëmijët meritojnë
vetëm më të mirën!

Shëndeti dhe siguria e fëmijëve nuk janë asnjëherë kompromis. Ato kërkojnë produkte të besueshme, të certifikuara dhe të ndërtuara mbi standardet më të larta të cilësisë. Për këtë arsye kemi sjellur në treg produktet Humana, një nga emrat më të respektuar në ushqimin për foshnje dhe fëmijë, me origjinë, prodhim dhe cilësi të dëshmuar Gjermane. Humana ndërtohet mbi ekspertizë shkencore, kontroll të detajuar dhe përkushtim maksimal ndaj sigurisë ushqimore. Çdo formulë zhvillohet në bashkëpunim me pediatër dhe nutricionistë, dhe i nënshtrohet testimeve të vazhdueshme laboratorike për të garantuar cilësi të qëndrueshme dhe përdorim të sigurt.

Kliko këtu

Gama e gjerë dhe e specializuar e produkteve Humana, ofron zgjidhje konkrete për nevoja të ndryshme:
- HUMANA AR (Anti Reflux), për foshnjat me refluks
- HUMANA SL (Sans Lactose/ Lactose Free), pa laktozë
- HN (High Nutrition), për rikuperim dhe mbështetje ushqimore
- HA (Formulë hipoalergjike), për fëmijë me predispozitë ndaj alergjive
- Comfort, për tretje të ndjeshme
- PRE, 1, 2, 3, formula për çdo fazë të rritjes dhe zhvillimit

Kliko këtu

Kjo laramani produktesh e bën Humana zgjidhje të parë për prindërit dhe profesionistët shëndetësorë, duke siguruar që çdo fëmijë të ketë formulën më të përshtatshme për nevojat e tij. Si përfaqësues zyrtar të Humana në Kosovë, Medical Goup L.LC., garanton që në treg qarkullojnë vetëm produkte origjinale, të certifikuara dhe të importuara përmes kanaleve zyrtare me dokumentacion të rregullt dhe kontroll të vazhdueshëm të cilësisë. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj prindërve dhe ndaj shëndetit të brezave të ardhshëm. Sepse kur flasim për fëmijët, cilësia nuk është opsion. Është standard.