Lansohet platforma e parë virtuale farmaceutike
Medical Group në treg po ofron mundësinë e porosisë online të barnave, pranimin e tyre përmes postës dhe pagesën përmes bankës apo në cash, në momentin e pranimit.
Shneta.com është platformë e ideuar, krijuar dhe fuqizuar tërësisht nën umbrellën e Medical Group.
E dedikuar për ofrimin online të barnave dhe pajisjeve medicinale, Shneta është krijuar për të lehtësuar përditshmërinë e çdo individi në nevojë për produktet përkatëse.
E implementuar me kujdes dhe duke ndjekur të gjitha rregullat dhe hapat e përcaktuar nga rregullatori farmaceutik, Medical Group ofron mundësinë e porosisë online të barnave, pranimin e tyre përmes postës dhe pagesën përmes bankës apo në cash, në momentin e pranimit.
I gjithë procesi monitorohet nga ekipi i angazhuar në menaxhimin e platformës, dhe secila porosi, para se të aprovohet, do të shqyrtohet dhe konfirmohet nga farmacistët e licencuar, të angazhuar ekskluzivisht për përcjelljen e porosive që do të realizohen përmes platformës “Shneta.com”.
Shneta është platforma e parë e këtij lloji në vend dhe rajon.
Si fillim, Shneta.com do të ofrojë të gjitha produktet nga brendet përfaqësuese të Medical Group, përfshirë këtu vitamina, barna për të rritur dhe fëmijë, kujdes personal, kujdes për lëkurë, pajisje medicinale etj., të gjitha të brendeve të njohura botërore: Pfizer, AstraZeneca, Hartmann, Natural Wealth, Uriage, JGL, etj.
Shneta.com synon që, me kohën, të ofrojë të gjitha brendet farmaceutike që janë në interes të përdoruesit të platformës. Do të përfshijë brende nga përfaqësues të ndryshëm dhe prodhues të licencuar.
Çmimet e produkteve në platformë do t’u përmbahen rregullave të tregut dhe, parimisht, do të jenë më të lira, konsideruar fakti se Medical Group do të jetë shitësi direkt i brendeve të saj përfaqësuese.